", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/19/auto_Screenshot_61676795792.jpg", "width": 900, "height": 534 } }

E nxorën nga rrënojat me cigare në gojë, i mbijetuari: Si e ruajta gjakftohtësinë për 56 orë

Një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit ka treguar sesi e ruajti gjakftohtësinë ndërsa ndodhej nën rrënoja.

Duke folur për mediat vendase, Ziya Soner Tughtekin rrëfeu se kishte mbetur i bllokuar nën gërmadhat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për 56 orë.

‘Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja … Kisha duhan me vete, po dridhja një cigare dhe po pija duhan,’ tregon ai.

Tughtekin u shpëtua bashkë më të birin 56 orë pas tërmetit me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter.

Ai dhe djali i tij dolën gjallë nga rrënojat, por bashkëshortja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.

 ‘Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe mbetën të vrara në vend’, rrëfen ai.

Këshilla e Ziya-t për raste të tilla është të bëjnë të njëjtën gjë si ai dhe të mundohen të ruajnë gjakftohtësinë. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga ndërtesa e shkatërruar me cigare në gojë.