Superiore/ Titull, Europë dhe mbijetesë. Ja dy sfidat e fundit të javës së 22-të

Java e 22-të në Kategorinë Superiore ul siparin ditën e sotme me dy sfidat e saj të fundit, ku në lojë do të jetë titulli, Europa dhe mbijetesa.

Në orën 13:00, në Kamzë, Kastrioti i vendit të fundit pret Tiranën kryesuese. Krutanët do të kërkojnë fitoren me rikthimin e Emiljano Çelës në stol dhe të rihapin sërish garën për mbijetesë. Nga ana tjetër, bardheblutë ndjejnë presionin e ndjekësve dhe duan të ruajnë distancën.

Po në këtë orë, Egnatia pret në Rrogozhinë Vllazninë. Skuadra e Edlir Tetovës kërkon të krijojë terren në garën për Europën, ndërsa shkodranët duan të ruajnë vazhdimësinë dhe të jenë ende në garë për titullin.

NDESHJET:

KASTRIOTI – TIRANA 13:00

EGNATIA – VLLAZNIA 13:00