Fotografia e Adem Jasharit vendoset në një prej shesheve më të famshme në botë

Profesori Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të komandantit Adem Jashari, që duket të jetë vendosur në dritat e “Times Square” në New York.

Latifi ka thënë se fotografia e Adem Jasharit është vendosur në dritat e sheshit më të famshëm në botë, shkruan Syri.net Kosova

“E bukur kjo: Adem Jashari në dritat e Times Square, sheshit më të famshëm në botë”, ka shkruar ai.

Fotografia, sipas asaj që shihet në përshkrim, është vendosur në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Amerikë për përkrahjen tuaj”,  shkruan poshtë fotografisë.