Vetëdiskreditimi i pengut/ Mediat që akuzuan Bashën e 'promovojnë'?

Lulzim Basha i bëri vetes një diskreditim publik me ndërgjegje të plotë, por më shumë se kaq e gjithë lëvizja e tij mjaftoi për të kuptuar se ish-kryetari i PD, pas një gjumi letargjik, është zgjuar me ndihmën e mediave që kontrollon Edi Rama. 

Të njëjtat media që e akuzonin se kishte hartuar dosjet serbe për UÇK dhe për lobimin në SHBA me paratë ruse në 2021, dje dhe sot e kanë ftuar që të sillet si i “virgjër” për Kosovën dhe paratë ruse. 

Përgjatë dy ditëve Basha ka qenë i ftuar sa te njëra media te tjetra, jo se kishte diçka shumë të rëndësishme për të thënë, por për t'i shërbyer tjetër kujt. 

Foli për pavarësinë e Kosovës, por duke harruar se mediat të cilat e intervistuan e kanë akuzuar se ka ndihmuar hetimet serbe për të fajësuar ish-luftëtarët e UÇK-së. Rama, përmes mediave që kontrollon, ka akuzuar Lulzim Bashën se hartoi dosje kundër komandantëve të luftës dhe Kosovës për në Hagë, gjatë kohës që ishte pjesë e UNMIK, pas çlirimit. Dje, në 17 shkurt, Rama nxori po në mediat e tij Lulzim Bashën që të flasë për pavarësinë e Kosovës, një ndryshim 360 gradë nga para disa vitesh kur akuzohej si bashkëpunëtor i serbëve, kundër UÇK.  

Lulzim Basha iu referua edhe megaskandalit Rama-McGonigal, por sërish e bëri tek të njëjtat media që jo shumë muaj më parë e fajësuan dhe i ngarkuan akuza penale për lobim me fonde ruse në SHBA. Për këto televizione dhe portale, më shumë se njëherë Lulzim Basha pati paralajmëruar edhe padi penale për shpifje, por asnjëherë nuk iu drejtua organeve. 

Arsyen e hezitimit tashmë shqiptarët e kanë të qartë. Sepse sot po të njëjtat media po i bëjnë avokatinë, duke e nxjerrë nga hiçi dhe e sjellin si diçka që i ka munguar publikut. Por vlen të theksohet se me anë të dosjes së lobimit rus, Edi Rama mori peng Lulzim Bashën dhe tentoi të asgjësojë opozitën dhe Partinë Demokratike. Opozita u shua që nga momenti kur dosja penale për Bashën u regjistrua nga Prokuroria e Tiranës dhe Edi Rama e mori në dorë atë, duke e shndërruar në marionetë të interesave të tij politike, për të garantuar jetëgjatësinë në pushtet. 

Pra, televizionet dhe portalet e Edi Ramës sot po e promovojnë Lulzim Bashën. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë online për të mësuar se cilat televizione kanë intervistuar Bashën përgjatë dy ditëve të fundit dhe portalet që i kanë ndjekur nga pas, duke përbërë puzzle-n e rrjetit mediatik që kontrollojnë Endri Fuga dhe Edi Rama. 

Mjafton kjo për të kuptuar se Basha është një vegël në duart e Ramës dhe mediat e tij urdhërohen ta pastrojnë pasi e bënë pis me ose pa të drejtë. 

Ja mediat që intervistuan Bashën, të njëjtat që e akuzuan për dosjen serbe të UÇK dhe lobimin rus