'Drejtësi për Xhoin'/ Protestë përpara Prokurorisë së Tiranës për vrasjen e vajzës nga Kenia

Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës të hënën në orën 17:00 pritet të organizohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit, vajzës nga Kenia,

Joyce Achieng Aoko. Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori ende nuk dihet kush është dhe ndodhet i lirë.

Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale.