Gerard Pique dhe e dashura e tij nuk përmbahen në publik, shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin

Ditët kur Gerard Pique dhe Clara Chia Marti nuk shfaqeshin së bashku në publik kanë marrë fund. Dyshja po e shijojnë dashurinë e tyre pa u penguar nga komentet dhe reagimet e njerëzve.

Së fundmi çifti kanë parë së bashku një ndeshje futbolli. Ish-ylli i Barcelonës, i cili së fundmi iu referua të dashurës së tij më të re si ‘dashuria e tij’, u fotografua në tribunat VIP të stadiumit të Andorrës me studenten 23-vjeçare.

Çifti nuk hezituan të shkëmbenin puthje disa herë, duke treguar se sa mirë po shkon lidhja e tyre. Dyshja duken se nuk janë bezdisur nga thumbimi i fundit i Shakiras ndaj tyre, ku ajo sinkronizoi fjalën “Unë mund të vras ish-in tim”.

Kujtojmë që Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram.

Çifti dukeshin pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.

Siç pritej seksioni i komenteve poshtë fotos së Pique-s ishte  i tejmbushur, ku mbizotërojnë ato që i rikujtojnë ish-partneren e tij, Shakirën.

“Kjo foto e pëlqejnë vetëm të pabesëve ”, Kjo nuk është dashuri, është e përkohshme,” janë vetëm disa nga komentet pro këngëtares kolumbiane.