'Hakmarrje’ për Luizin? Maestro: Dëshiroj që ‘Big Brother VIP’ ta fitojë Olta
Loja për Armaldo Kllogjerin ka marrë rrjedhë tjetër në ‘Big Brother VIP Albania’.
Maestro ka shkëputur çdo marrëdhënie me Luizin dhe tashmë është pozicionuar krah Oltës, madje ai e shikon atë si fituese të këtij edicioni.
Sot ai i bëri të ditur Oltës, se do ishte shumë i lumtur nëse Big-n e fiton një femër e sidomos Olta.
‘Për mua, vazhdo rrugën tënde, si të duash ti. Sipas cdo interesi tend personal ma beso. Unë dëshirë kam ta fitojë një femër Big Brother, e sidomos për mua ta fitosh ti do ishte kryevepër. Mos u ndiko nga kjo e, që të krijosh raporte. Është mision për mua. E kupton?’- thotë Maestro.