Lisandër Hoxha: Javët e fundit të Ramës në politikë, oqeanin e kalon vetëm si i pandehur!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha deklaron se Edi Rama është kapur 'mat' në akt të rëndë korruptiv duke cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe SHBA.
Sipas tij, Rama korruptoi ish-shefin e FBI, Charles McGonigal dhe duhet larguar nga pushteti me çdo kusht.
Në studion e Syri Tv me gazetaren Megi Fagu, Hoxha tha se Rama po numëron javët e fundit në politikë.
Ai tha se kryeministri e kalon oqeanin vetëm si i pandehur.
"Nëse Ramës i duhej diçka, paguante dhe i kundërpërgjigjej McGonigal. Nëse kishim dilema se ça ishte ky agresivitet ndaj opozitës shqiptare, s'ka më asnjë dyshim. Është ndikuar politika amerikane me zotin Rama, me paratë e korrupsionit. U shpall non grata z.Berisha pa një provë. Pas publikimit të këtyre ngjarjeve, një njeri normal minimalisht do të jepte dorëheqjen, do të përballej me drejtësinë qoftë në SHBA, qoftë në Shqipëri dhe do t'i dilte për zot veprimeve të veta.
"Ky është një hall kombëtar. Rama është kapur me presh në duar dhe kërkon t'i shmanget, t'i bëjë lojëra këtu në Shqipëri, se atje të siguroj që duhet t'i ngrenë edhe Ramës këtë pyetje: E kalon dot oqeanin ai? Se tallej kur paguante para për të shpallur non grata Sali Berishën. Nga e dinte ai? U mësua se nga e dinte. E kalon dot oqeanin Edi Rama? Po, e kalon, por vetëm si i pandehur. Janë javët e fundit të Ramës në politikë. Ku do të shkojë Shqipëria? Do bëjë lojëra me matematikën e kartonëve në Parlament apo do të kemi një zgjidhje të përgjegjshme politike e cila të garantojë të gjitha palët që të bëjmë një shtet ligjor që ta çojë Shqipërinë në zgjedhje. Duhen garanci për këtë punë. Dhe garancitë janë zbatimi i ligjit, përgjegjshmëria për të gjetur zgjidhje politike", u shpreh Lisandër Hoxha.