Meta uron anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë: Garanci për triumfin në 14 maj
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mirëpritur dhe uruar anëtarët e rinj të kryesisë.
‘Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj’, shkruan Meta në Facebook.
Meta theksoi se ‘integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 maj!’
Postimi i plotë:
Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.
Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.
Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj! ✌️??