SYRI TV/ Disa vjedhje brenda natës në Sarandë e Berat, dy të arrestuar

Një 35-vjeçar është vendosur në prangat e policisë së Sarandës pasi policia dokumentoi vjedhjen e 3 automjeteve, shumave të  parave dhe sendeve personale.

Nga SYRI TV

Elvis Zoto sipas policisë,  më datë 17 shkurt të këtij viti, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.; disa ditë më vonë, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T. Po të njëjtën ditë në rrugën “Adem Sheme” në Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll dhe dyshohet i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Në Berat, blutë e këtij qyteti arrestuan një 24-vjeçar, autor të vjedhjes së 4 banesave më 17 shkurt,  dënuar edhe më parë për vjedhje.  Andrea Zallorari vodhi shuma parash dhe sende të ndryshme në 4 banesa në lagjen “30-vjetori”. Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, ndërsa i referoi materialet Prokurorisë së Beratit.