SYRI TV/ Divorcet kthehen në 'trend' në Berat, shkak emigracioni dhe vështirësitë ekonomike

Gjykata e Beratit edhe përgjatë vitit 2022 u përball me një numër në rritje të kërkesave për divorc, ku u regjistruan 761 çështje në raport me 583 që ishin regjistruar në vitin 2021. Avokatët e çështjeve civile në Berat listojnë një sërë arsyesh për divorcet mes të cilave emigracionin dhe problemet ekonomike.

Nga SYRI TV

Divorcet vijojnë të mbeten një fenomen shqetësues në rrethin e Beratit, kur edhe përgjatë vitit 2022 zunë peshën kryesore ndër çështjet civile në gjykatën e Beratit.

761 cifte iu drejtuan kësaj gjykate për zgjidhjen e martesës, teksa në 2021 numri i çifteve që kishin vendosur të zgjidhin gjykatën për t’i dhënë fund martesës ishte 583.

Avokatët e çështjeve civile në Berat listojnë një sërë arsyesh për divorcet,nga më banalet tek më madhoret, teksa shkaqet kryesore mbeten emigracioni dhe problemet ekonomike.

Grupmosha më e prekur  nga ky fenomen  është ajo 30-45 vjeç,por janë shtuar dukshëm edhe divorcet në moshë më të madhe,pra 55-65 vjeç,ndërkohë që vitet e fundit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat është përballur edhe me martesat fiktive.