Perla e Kapexhiut: Rama ua jep vetë shportën e mbushur Ahmetajt, Kokës, Klosit...
Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka sjellë perlën e radhës, duke pasqyruar situatën politike në kampin e kryeministrit rilindas Edi Rama, ku ish-ministrat e tij dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë janë nën hetim për korrupsion.
Në karikaturën e tij, Kapexhiu paraqet kryeministrin Edi Rama i cili ua jep vetë shportën e mbushur me dollarë ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, ish-ministrit Lefter Koka, si dhe ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi.
‘Nuk më interesojnë ata që mbas shpinës time hanë mollë dhe dardha’, thotë Rama nëpër televizione kur pyetet për korrupsionin e faktuar të ish-vartësve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, por nga ana tjetër është po ai që ua jep trastat plotë me dollarë për t'i joshur apo përdorur për synimet e tij.