Denoncimi/ PD Kavajë: Kryebashkiaku uzurpon ekskursionet mësimore, që zhvillojnë të rinjtë e gjimnazit
Partia Demokratike Dega Kavajë ka denoncuar kryebashkiakun Redian Krali se ka marrë pjesë në ekskursionet mësimore, që zhvillojnë të rinjtë e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”.
‘Si mundet një kryetar bashkie, të marrë pjesë në ekskursionet mësimore, që zhvillojnë të rinjtë e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, kur shkolla është ligjërisht e depolitizuar dhe ndalohet rreptësisht përdorimi i saj për qëllime politike dhe propagandistike?!’, shkruhet në postimin e bërë në Facebook nga Partia Demokratike Dega Kavajë.
Postimi i plotë:
Si mundet një kryetar Bashkie, të marrë pjesë në ekskursionet mësimore, që zhvillojnë të rinjtë e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, kur shkolla është ligjërisht e depolitizuar dhe ndalohet rreptësisht përdorimi i saj për qëllime politike dhe propagandistike?!
Do të doja t’jua kuptoja dëshirën për të rikuperuar ndjesitë dhe njohuritë e mohura nga mungesa e gjimnazit, por fatkeqësisht kjo nuk është as mënyra e as koha e duhur për t’i zhbërë këto komplekse. ??♂️
Lerini të rinjtë të shijojnë festën e tyre dhe mësuesit të bëjnë me dinjitet punën e tyre!
#PartiaDemokratike
#FisnikQosja
#14MajDitaeNdryshimi
#BashkëpërNdryshimin