VIDEO/ I vihet zjarri shkurreve në Nartë, era nxit përhapjen e tij
Një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të thatë është përfshirë nga zjarri në afërsi të fshatit Nartë të Vlorës. Zjarri dyshohet se është vënë me qëllim dhe era e favorizon përhapjen e tij. Deri tani ai nuk rrezikon të përhapet dhe forcat zjarrfikëse janë thirrur për të ndaluar përhapjen.