Këlliçi: Më 14 maj kemi mundësinë për të dalë nga kjo prapambetje urbane

Deputeti i PD, njëherazi dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale në 14 maj, Belind Këlliçi ka bërë një ecje nga bulevardi "Bajram Curri" tek "Ali Demi" për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t'u përshëndetur e biseduar me qytetarët.

‘Bashkia duhet t'i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t'i shohë vetëm si burim financiar. Çdo institucion në varësi të Bashkisë Tiranë duhet të rrezatojë njerzillëk’, shkruan Këlliçi në Facebook.

POSTIMI I PLOTE:

Një ecje nga bulevardi "Bajram Curri" tek "Ali Demi" për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t'u përshëndetur e biseduar me qytetarët.

Bashkia duhet t'i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t'i shohë vetëm si burim financiar. Çdo institucion në varësi të Bashkisë Tiranë duhet të rrezatojë njerzillëk. E para Policia Bashkiake, që është bërë tmerri i 1 milion banorëve. Më 14 maj, ne kemi mundësinë e madhe për të dalë nga kjo prapambetje urbane.