Ishte kthyer në makthin e qytetarëve/ Pas denoncimit nga kandidati i PD në Kamëz, Rakip Suli zhbllokon rrugën
Pas denoncimeve të vazhdueshme nga qytetarët dhe kandidati i partisë demokratike për bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha, rruga ‘Berisha’ i është kthyer normalitetit.
Prej muajsh qytetarët kishin shprehur hapur vështirësit, pasi kjo rrugë shumë e rëndësishme për ta, ishte kthyer me një sens lëvizje, nga dy sense që ishte më parë.
Kjo rrugë i ka penguar aksesimin qytetarëve për te Qendra Shëndetësore, Bashkia, Komisariati i Policisë dhe çdo institucion i rëndësishëm.
Kandidati, Hoxha ka reaguar menjëherë pasi është njohur me këtë shqetësim të qytetarëve duke e denoncur vandalizmin jashtë çdo norme dhe rregulli të administrimit të komunitetit.
Për fatin e mirë, pas disa muajsh Rakipi është zgjuar nga gjumi letargjik dhe ka rikthyer rrugën me dy sense lëvizjeje si ka qenë më parë. Qytetarët i janë kthyer normalitetit duke u shprehur se vendime të tilla që nuk konsultohen me banorët dhe bizneset janë në dëm të tyre dhe se vështirësojnë ndjeshëm jetesën.