Berisha nxjerr VIDEO-n nga vizita historike e Presidentit Bush, deri te shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Në këtë 15 vjetor të krijimit të shtetit të Kosovës, kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka përshëndetur ndjekësit e tij me një video me momentet festive nga shpallja e Pavarësisë.

Në videon e postuar në Facebook, Berisha ka nxjerrë momentet kur ish-Presidenti i ShBA-së Xhorxh Bush vizitoi Shqipërinë dhe vendosi që Kosova do të ishte e pavarur, si dhe momentet gjatë shpalljes së Pavarësisë.

Mirëmëngjes miq, ju përshëndes me këtë video festive!’, shkruan Berisha.