Bllokohet në Portin e Vlorës, furgoni me ilaçe dhe pesticide kontrabandë, arrestohet shoferi
Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me me hetuesit e krimeve financiare dhe autoritetet doganore, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Republikës së Shqipërisë kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, furgonin që drejtohejnga E. Ç. Aty gjetën kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.
Menjëherë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Lushnjë.
Ai akuzohet për tri vepra penale" “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.”