FOTO/ Digjet një makinë në Elbasan, e parkuar jashtë

Një makinë është djegur në Elbasan mëngjesin e së shtunës. Automjeti AClass me targa AA447MJ ishte i parkuar jashtë në lagjen “11 nëntori” në momentin kur shpërtheu zjarri.

Zjarrfikësit e shuan dhe Policia nis hetimet. Sipas të dhënave të para, duket se zjarri ka qënë aksidental. Megjithatë një grup hetimor do të japë versionin zyrtar.