Kikia: Rama e di që e ka shkelur me të dyja këmbët protokollin kur takoi McGonigal

Gazetari, Mentor Kikia tha në Çim Peka Live se Rama i ka shkelur me të dyja këmbët çështjet administrative dhe politike.

Sipas tij, për ish-zyrtarin e FBI ka dyshime të arsyeshme për një vepër konkrete, mbi të gjitha, u prit nga një njeri që kryeministri nuk i tha as emrin.

"Një njeri që vinte nga Shtetet e Bashkuara, me distinktivin e  një zyrtari të FBI-së, dhe më pas si ish-zyrtar, pritet nën shoqërinë e një njeriu që kryeministri nuk i tha as emrin, mbi të gjitha ka patur një deklarim të mëhershëm për këtë.

Ç’punë ka një shef i zbulimit ne të marrë rrugën nga New York drejt Tiranës, në një takim privat që i thotë kryeministrit se aty do vijnë ca rusë. Mes FBI-së dhe qeverisë nuk mund të ketë komunikim", u shpreh Kikia.