Vishaj mbron Ramën: Nëse McGonigalin nuk e ka paguar nga paratë e buxhetit, është i pafajshëm

Avokati Saimir Vishaj e pranon se Edi Rama e ka paguar ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, për interesat e tij politike dhe goditur opozitën e Partinë Demokratike. 

"Çim Peka Live", Vishaj tha se Rama është i pafajshëm nëse McGonigalin e ka paguar me para private dhe jo nga buxheti i shtetit. 

"McGonigal u arrestua dhe u lirua pas garancisë pasurore. Kjo tregon se ka faj. Ka dyshime të arsyeshme për fajësinë. Në momentin që ka lënë garanci pasurore, ke dyshime. Marrëveshja është individuale, si një çështje penale që kemi edhe ne. Rëndësia më e madhe është interesi kombëtar, nëse vjen një zyrtar i FBI dhe merr paratë, duhet hetuar nëse paratë kanë dalë nga banka apo individ. Nuk mund të fajësojmë askënd nëse ka të bëjë me interesa private. Por nëse zotëria ka prekur interesat kombëtare, ka marrë lekë nga tatimpaguesit nëpërmjet kryeministrit, duhet të ndalemi. Për marrëveshje private duhet të presim derisa të provohet fajësia e tij. Jemi në një moment kritik. Kemi mbi 100 vjet dhe nuk ka ndodhur që nga SHBA të ketë rrjedhur 1 dollarë nga buxheti i qeverisë ose taksapaguesve shqiptare. Nëse ne, SPAK-u, çdo lloj organi ligjvënës, që Edi Rama, qeveria ka paguar 1 dollarë, unë jam i pari që do të ngrihem në atë protestë. Nëse unë dëgjoj në seancë që qeveria shqiptare ka paguar 1 dollarë, jam i pari që do të ngrihem në demonstratë. Do të fluturoj nga Tirana në datën 24 shkurt (data e gjyqit të McGonigal) dhe dua të dëgjoj nga veshët e mi që qeveria shqiptare dhe kryeministri kanë paguar 1 dollarë, unë do dal bashkë me shoqatën e avokatëve para Kryeministrisë. Duhet të shkojmë të dy bashkë në Uashington (i drejtohet ekspertit nga SHBA, Adrian Shtuni)", tha Vishaj.