", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/17/auto_fgfff1676658632.png", "width": 900, "height": 507 } }

Militantët sulmojnë selinë e policisë në kryeqytetin e Pakistanit, dy të vrarë

Dy persona u vranë pasi militantët sulmuan selinë e policisë në Karaçi, sipas zyrtarëve të ambulancës në kryeqytetin e Pakistanit.

Një oficer policie dhe një rojë vdiqën në sulm, ndërsa katër roje policie u plagosën gjithashtu, tha Shërbimi i Ambulancës Edhi.

Deri në 10 militantë sulmuan stacionin e policisë me granata dore dhe pati edhe të shkrepura armësh, tha një dëshmitar okular për CNN. Ministri i Punës i provincës Sindh, Saeed Ghani, konfirmoi sulmin për CNN, duke shtuar se incidenti ishte në vazhdim.

Talebanët e Pakistanit, të njohur si “Tehreek e Taliban Pakistan” (TTP) kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, sipas zëdhënësit Mohammad Khorasani.

Siç raporton CNN, talebanët e Pakistanit janë cilësuar si një organizatë e huaj terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit që nga shtatori i vitit 2010.

Autoritetet pakistaneze ende nuk kanë konfirmuar përfshirjen e ndonjë grupi.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendin e sulmit, sipas videos së publikuar nga Shërbimi i Ambulancës Chhipa, në të cilën mund të dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.