FOTO/ Koreografia spektakolare e tifozëve turq në nder të ekipeve të kërkim-shpëtimit

Në javën e futbollit evropian, tifozeritë e ndryshme na kanë mahnitur me koreografitë e tyre spektakolare.

Pas tifozëve të Milan, PSG dhe Borussia Dortmund, ishin tifozët turq të Trabzonsporit që shpalosën një koreografi gjigante në nder të ekipeve të kërkim-shpëtimit që po rrezikojnë jetën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmeteve të fuqishme në Turqi.