Çfarë e rrezikon familjen shqiptare? Kugler: Nevojitet një debat publik për të nisur dialogun

Gudrun Kugler, Deputete e Parlamentit Austriak, ishte e ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ku foli mbi Konventën e Dytë pro familjes, dhe se çfarë e rrezikon familjen shqiptare.

Kugler u shpreh ndër të tjera se ajo çfarë nevojitet është një debat publik për të nisur një dialog domethënës.  

“Kërkohet disa kohë për debatin public përsa i përket masave dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë është se duhet të kuptojmë se duhet të bëjmë diccka, të ulemi së bashku të shikojmë dhe të krahasojmë se çfarë bëjnë vendet e tjera, të shikojmë çfarë përbën kuptim dhe çfarë jo.

Ky do jetë një proces diskutimesh mes ekspertësh dhe është shumë e rëndësishme që të startojë si proces, dhe mendoj se institucionet ndërkombëtarë gjithashtu mund të luajnë rol këtu. Për mua si anëtare e Parlamentit austriak dhe jam edhe pjesë e parlamentit të OSBE dhe në atë asamble. Në komisionin e dytë në mjedisin ekonominë dhe shkencën dhe në këtë komision theksoj në rolin tim si reportore çështjet e ndryshimeve demografike dhe përgjigjet tona ndaj tyre. Teknologjia për shembull është pjesë e përgjigjes, nëse kemi një shoqëri që po plaket duhet ta përdorim teknologjinë për të ndihmuar të moshuarit në jetën e tyre. Dhe këtu përpiqem që të tregoj ndikimin e institucioneve ndërkombëtare mbi këto çështje që ndikojnë shumë edhe Shqipërinë. Por na nevojitet një debat publik, ndërgjegjësim për të nisur një dialog domethënës. Pra, kjo do ketë shumë përfitim për Shqipërinë, por më shumë për çdo familje dhe familjet e forta realisht bëjnë një shoqëri te begatuar” u shpreh Kugler.