Kiara injoron keq Luizin, këngëtari reagon i habitur: Kaq i padukshëm të dukem
Duket se marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk po shkon shumë mirë përgjatë këtyre ditëve të fundit. Çifti kanë debatuar disa herë me njëri-tjetrin gjë që ka sjellë dhe hatërmbetje nga ana e moderatores.
Që prej mbrëmjes së djeshme Kiara ka qëndruar e distancuar ndaj Luizit, i cili i ka kërkuar të ketë besim tek ai.
Gjatë mëngjesit të sotëm moderatorja është treguar indiferente ndaj këngëtarit duke u sjellë sikur nuk ndodhet nëpër shtëpi. Teksa Luizi po qëndronte në tualet me Valbonën ajo ka kaluar pa i folur.
Ky veprim i saj e ka habitur Luizin i cili u shpreh:
“Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua? Ç’pati kjo?”- ndërsa Kiara nuk reagoi aspak dhe u largua.