Berisha publikon FOTO-n e parë me Ibrahim Rugovën
Në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një kujtim të veçantë me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.
‘Foto në shtëpinë time më 21 shkurt të vitit 1991 në takimin tim të parë me Dr. Ibrahim Rugovën’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në Facebook.
Gjatë ditës së sotme, kryedemokrati Sali Berisha uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për 15 vjetorin e pavarësisë së vendi.
‘Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë se tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë’, shkruan në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha.