Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, ja sa vite burg kërkon SPAK për të akuzuarit
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dy burgime të përjetshme për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në gusht të vitit 2012 në Elbasan.
Përkatësisht, prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin përjetë të Ardian Çapjas dhe Olsi Lekut. Ndërkohë, për Florenc Çapjan kërkoi 25 vite, për Ervis Bardhin bashkëpunëtor të drejtësisë, 6 vjet, për Klajdi Dekolin 20 vjet dhe për Etjen Canin 20 vjet.