SYRI TV/ Berisha uron 15-vjetorin e Pavarësisë: Kosova është shembull në rajon

Liderët e politikës dhe të shtetit shqiptarët, shprehën urimet në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilësuan Kosovën si një shembull frymëzimi në rajon, ndërsa Kryeministri Edi Rama u mjaftua me një postim të vakët në Facebook. 

Nga SYRI TV

Krerët e lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri uruan 15-  vjetorin e  pavarësisë së Kosovës.  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e nisi  konferencën e përjavshme me urimet për shtetin e Kosovës, duke e cilësuar si një frymëzim për Shqipërinë ndërsa nderoi kujtimin e  Presidentit Ibrahim Rugova dhe të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Më herët, përmes një postimi në Tëitter për kremtimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Berisha deklaroi se në këto vite, Kosova është përballur me shantazhe e provokime të serbo-mëdhenjëve të Beogradit dhe të vasalëve të tyre, por gjithmonë ka qëndruar një faktor  paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Urimet për pavarësinë e Kosovës i shprehu edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Meta: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtet-ndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin!”

Kryeministri Edi Rama u mjaftua më një urim të thjeshtë në rrjetet sociale,  ndërsa shkruajti “Gëzuar Pavarësinë” bashkëngjitur një pikture ku valëvitet flamuri i Kosovës.