'Ta duash e ta mbrosh identitetin tënd', Einxhel i uron të birit Pavarësinë e Kosovës

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër të një djali që duket se do ta rrisin duke i mësuar atdhedashurinë.

Jo më kot i vogli ka emrin Trev: “Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.

Ndaj sot, Einxhel i ka uruar Pavarësinë e Kosovës djalit të saj. Në InstaStory, ajo ka postuar një foto të të birit, teksa shkruan:

“Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave, identitetin tënd”.

Më tej, Einxhel ka publikuar edhe një foto të vetes një vit më parë teksa ndodhej brenda shtëpisë së “BBV” duke festuar Pavarësinë.