Evakuohet stacioni i Moskës, kapet një burrë me mjete shpërthyese
Frika në Moskë në stacionin hekurudhor "Kurskiy" ku u evakuua bodrumi për shkak të pranisë së një burri me mina dhe një pajisje shpërthyese: raportuan mediat lokale, duke cituar burime në zyrën e shtypit të hekurudhave ruse.
Sipas Ria Novosti, një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës tha se policia arrestoi një burrë në stacionin e trenit sepse ai po përpiqej të kalonte përmes detektorëve metalikë me dy mina tokësore.