Medvedev: Kllouni i Kievit do të nënshkruajë atë që i thuhet
''Kllouni suprem ukrainas (presidenti i ukrainas Volodymyr Zelenskyy) nuk do të duhet të negociojë, ai do të duhet vetëm të nënshkruajë atë që i thuhet”.
Në kanalin e tij Telegram, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev iu përgjigj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në një intervistë për BBC, kishte përjashtuar mundësinë e negociatave me Vladimir Putinin e Rusisë.
Medvedev shtoi se edhe një marrëveshje gjithsesi nuk do të vlejë shumë, duke kujtuar marrëveshjet e Minskut të nënshkruara nga presidenti i mëparshëm ukrainas Petro Poroshenko dhe të refuzuara më pas.
“Çdo klloun i ri në Kiev fshin trashëgiminë e paraardhësit të tij dhe fillon një shfaqje të re cirku”, përfundon
Medvedev.