VIDEO -SYRI TV/ Berisha: Rama s'e pengon dot komisionin hetimor, do të hetohet skandali Rama-McGonigal

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se komisioni hetimor për skandalin “McGonigal” do të ngrihet me çdo kusht dhe se kryeministri Rama nuk e pengon dot.

Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët, Berisha dënoi mbrojtjen që Rama i bëri mbrëmë McGonigal në një dalje televizive, ndërsa i bëri thirrje medieve të mos i japin asnjë hapësirë  për të folur. Berisha paralajmëroi protesta  kudo që shkon Edi Rama.