Një tifoz i Barcelonës u përkul mbi gardh dhe vodhi kapelen e tij, më pas u largua duke u tallur me mbështetësin e United.

Skena u bë shpejt një hit në mediat sociale dhe fansat po kënaqen me atë që i ndodhi tifozit të skuadrës angleze, me shumë gjasa i dehur.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/17/auto_Screenshot_111676636889.png", "width": 900, "height": 604 } }

Skena gazmore nga 'Camp Nou' bëri xhiron e botës: Tifozi i United provokoi dhe 'humbi' kapelen

Skena gazmore nga stadiumi “Camp Nou” mbrëmjen e djeshme është bërë hit në rrjetet sociale, ku aktori kryesor është një tifoz i Manchester United, i cili ka provokuar tifozët vendas.

Gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Manchester United, zhvilluan një ndeshje fantastike dhe barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Europa League. Kështu pas ndeshjes së kthimit do të mësojmë se kush do të jetë në fazën e 1/8-ave të kompeticionit të dytë më të fortë për klube në Europë.

Përveç fushës, emocionuese ishte edhe në tribunat ku një tifoz i United provokonte tifozët e Barcelonës përmes gardhit mbrojtës, por që më pas sigurisht është penduar për veprimin e tij.

Një video në internet tregon një tifoz të Manchester United duke tallur rivalët e Barcelonës teksa largohen nga fusha. Mirëpo një tifoz vendas e “ndaloi” atë.

 

 

 

Një tifoz i Barcelonës u përkul mbi gardh dhe vodhi kapelen e tij, më pas u largua duke u tallur me mbështetësin e United.

Skena u bë shpejt një hit në mediat sociale dhe fansat po kënaqen me atë që i ndodhi tifozit të skuadrës angleze, me shumë gjasa i dehur.