Turqi: Po pastronte rrënojat, një punëtor ndërtimi i shpëtoi vdekjes në sekondat e fundit
Një seri tërmetesh që goditën Turqinë dhe Sirinë kanë vrarë më shumë se 43,000 njerëz dhe agjencitë ndërkombëtare po ndihmojnë miliona njerëz të pastrehë, ndërsa autoritetet lokale përpiqen të riparojnë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia.
Në zonën e prekur nga tërmeti është në vazhdim e sipër pastrimi i rrënojave dhe rehabilitimi i objekteve të dëmtuara. Megjithatë, disa prej tyre janë dëmtuar përtej riparimit. Media turke,“Sabah”, publikoi një video të një operacioni të tillë.
ÖLÜMDEN SANİYELERLE KURTULDU#Antakya’da enkaz bölgesinde çalışma yapan iş makinasının operatörü Vedat Yıldırım, binanın yıkılacağını anlayınca saniyeler içerisinde kendini dışarıya atmayı başardı. #deprem pic.twitter.com/ezU4qeuDH8
— Sabah (@sabah) February 16, 2023
Ekskavatoristi Vedat Yildrim punoi në një ndërtesë të tillë në Antakya. Ndërtesa filloi të shembet dhe punëtori arriti të shpëtonte në minutën e fundit.
"Kur kuptova se ndërtesa do të shembet, menjëherë u hodha nga ekskavatori dhe fillova të vrapoj. Papritur, pluhuri u ngrit në të gjitha drejtimet. Nuk dija ku të ikja", tha ai për NTV-në turke.