Vasili: Edi Rama është nje gërmadhë korruptive dhe një zuzar mafioz!

Nga Petrit Vasili

Edi Rama, një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz!

Duke refuzuar llogaridhënien në parlament, ky individ është vetëlarguar dhe vetëasgjësuar ligjërisht dhe moralisht.

Antikushtetues, i paligjshëm, i korruptuar dhe korruptues, ky individ është thjesht një zaptues ordiner i zyrës së kryeministrit dhe që nuk ka as lidhjen më të vogël as me shtetarin dhe njeriun e ligjit, por vetëm me antiligjin dhe antishtetin.

I dështuar në çdo drejtim, i korruptuar në çdo pikëpamje dhe mafioz në çdo veprim, ky është portreti i kryeministrit më dizaster, që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Dështak ekzemplar, Edi Rama është kryeministri që i ka sjellë vetëm të këqija të rënda sepse:

E bëri Shqipërinë narkoshtetin e vetëm të historisë së Europës.

E bëri të parën për korrupsion në Europë dhe të dytën në botë.

Largoi nga Shqipëria qindra-mijëra shqiptarë më keq se në fundvitet 90'.

Tmerrohet nga llogaridhënia dhe nuk vjen në parlament, pasi është i zi në çdo veprim, aq sa korruptoi edhe McGonigal për interesat e tij mafioze politike e personale duke bere pis edhe marrëdhëniet aq të rëndësishme me SHBA.

E ktheu zyrën e kryeministrit në një çerdhe mafioze të neveritshme.

E ktheu parlamentin përmes deputetëve të tij të pacipë në noterizues të vjedhjeve te tij prej miliarda eurosh dhe prodhues ligjesh me porosi te mafies dhe oligarkëve.

E futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave.

E futi Shqipërinë nën monitorimin e BE si vend me financa të shkatërruara nga pikëpamja fiskale.

E vodhi me inceneratorët për qindra milionë euro.

E vodhi me Portin e Durrësit për miliarda euro.

Vjedh dhe shkatërron pronat e shqiptarëve përmes banditëve të IKMT, që zbatojnë urdhrat e tij mafioze e të paligjshme.

I la shqiptaret pa drejtësi duke shkatërruar dhe kapur drejtësinë për veten e tij dhe për interesat e bandës së tij mafioze.

I shet kufijtë e Shqipërisë si një tradhtar dhe mafioz si askush në histori.

I futi thikën pas shpine Kosovës me kufijtë dhe Ballkanin e Hapur.

Si përfundim, çdo mjet për largimin e këtij individi të paligjshëm është legjitim.

Asnjë kompleks nuk duhet pasur në këtë betejë në emër të ligjit dhe të interesit publik aq të rrënuar e tronditur nga veprimet e këtij individi, që përfaqëson një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz.