Afera Rama-McGonigal/ Bylykbashi: Informova Kongresin për hetimin

Nga Oerd Bylykbashi

Leproz politik!

Në fillim tha Taulanti se komisioni hetimor parlamentar për skandalin McGonigal nuk ngrihet sepse ka firmosur Sali Berisha dhe PS nuk pranon firmën e non gratave. Sharlatanizëm kushtetues!

Më pas Taulanti tha se nuk e ngrenë komisionin sepse firmat e deputetëve kërkues për ngritjen e komisionit hetimor janë falsifikuar.

Sipas tij, unë që kam mbikëqyrur e udhëhequr hartimin e kërkesës, nuk paskam firmosur.

Në Uashington informova interlokutorët e interesuar për hetimin që po bën Kongresi amerikan që kemi nënshkruar e do të dorëzojmë kërkesën për komision hetimor.

Budallallëk me brirë i Taulantit nga halli.

Të enjten në parlament thanë që nuk ngrihet komisioni sepse kanë në plan që në të ardhmen të ndryshojnë ligjin e komisioneve hetimore. Pra me rregull treshi, paskan pezulluar zbatimin e ligjit sepse me kismet do ta ndryshojnë. E me këtë rast mohojnë të drejtën kushtetuese të 35 deputetëve të ngrenë të papenguar komisionin. Idiotësi kushtetuese nga sikleti.

Të enjten Rama pohoi me gojën e tij thelbin e të vërtetës. Deklaroi se ai nuk do ta lejojë në asnjë rast ngritjen e atij komisioni. Ankthi e shtyn në marrëzi brutale antikushtetuese.

McGonigal do t’i dalë nga hundët. Me siklet.

Dhe homologët e tij do të kenë siklet t’i japin dorën, si kryeministrit që korruptoi një zyrtar të lartë me qëllim që të përdorte FBI në luftën e tij për të shkatërruar opozitën.