KAFE SHQETO/ Hajdari: Protesta e solli me forcë Ramën në parlament, drejtësia amerikane nuk do ta kursejë

E ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

Hajdari është shprehur se Rama erdhi si struc, pasi është kapur në skandalin më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ajo ka theksuar që për të kaluar sa më lehtë këtë kërkon të përjashtojë opozitën dhe ti mbyllë fjalën në parlament.

"Nga pikëpamja personale e Ramës, parë nga mënyra se si u fut ishte si një struc larg kohërave të tij ku kërkonte vëmendje. Uroj opozitën në këtë mes pasi nëpërmjet pjesëmarrjes në shesh nga protestuesit e sollën me zor në parlament Ramën.

Mënyra se si po sillen duke përjashtuar deputetët e opozitës po i bëjnë nder atyre sepse tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe kryeministrit Rama duke dalë hapur se po kontrollon çdo deputet dhe deri të kryetarja e parlamentit.

Është e qartë që parlamenti ka rënë dhe nuk po funksionon sipas detyrës së tij kushtetuese, opozita përjashtohet dhe nuk i jepet fjala sipas rregullave dhe procedurës parlamentare

Të gjitha këto tregojnë sjelljen e Ramës, por zgjodhi një studio televizive për të dhënë shpjegime për këtë skandal të madh diplomatik.

I vetmi autor i skandalit është vetë kryeministri Rama ku është takuar personalisht me zyrtarin e lartë të shtetit amerikan, McGonigal, fati i tij tani dihet tashmë vetëm kjo është çështje kohë sepse mediat amerikane po e anatemojnë në çdo shkrim të tyre, ky është skandali më i jashtëzakonshëm që ka parë ndonjëherë vendi ynë."