KAFE SHQETO/ Hysni Gurra: Përjashtohen 21 deputetë të opozitës nga parlamenti, Rama sillet si diktator
I ftuar në emisionin e Mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv ishte analisti dhe gazetari, Hysni Gurra.
Gurra është shprehur se vendimet e qeverisë që të përjashtohen 21 deputetë të opozitës vetëm që Rama të shkojë i qetë në parlament është në kufirin e çmendurisë.
"Ajo që kemi parë është dëshira e Edi Ramës për të pasur një opozitë fallco ose të mos ketë opozitë fare përballë. Pra të ndalosh deputetët të flasin në parlament është fundi dhe nuk mund të ketë më gjë përtej kësaj janë përjashtuar 21 deputetë dhe një çmenduri që vetëm Rama mund ta bëjë këtë.
Atij nuk ju realizua plani i opozitës së korporatave ku shkonte dhe bënte gallatë me to dhe nuk përjashtonte asnjë.
Tani që opozita ka marrë një formë tjetër ne shohim Ramën e vërtetë dhe cili është koncepti i tij për demokracinë dhe tempullin e saj që është parlamenti. Ai kur sheh që po shkon drejtë pashmangshmërisë që të përballet në parlament me opozitën merr vendime që ti përjashtojë nga aty.
Nuk mund të kemi parlament me atë që Rama bën dhe opozita nuk duhet që ta lejojë të zhvillohen seanca normale këtë gjë duhet ta arrijë me çdo mjet të nevojshëm demokratik."