Duhet thënë gjithashtu se mund të shihet edhe flamuri i Shqipërisë sonë, që ndihmoi Turqinë në këto ditë të vështira.

Image

Gjithashtu, në “shëtitoren” popullore mund të shihet një qen, si një nga simbolet e kërkimit të njerëzve që kanë mbetur në gërmadha. Qeni quhej Proteo dhe vinte së bashku me një ekip kërkim-shpëtimi nga Meksika, por fatkeqësisht mbeti nën-rrënoja në një operacion gërmimi.

“Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të shërojmë plagët tona”, thuhet në njoftimin zyrtar të Trabzonspor.

Yaralarımızı #HepBirlikte saracağız 🇹🇷 pic.twitter.com/1PlBIyLiWj

— Trabzonspor (@Trabzonspor) February 16, 2023

Duhet thënë gjithashtu se tifozët në ndeshjen e djeshme në shenjë respekti për viktimat nuk kënduan këngë në mbështetje të skuadrës së tyre.

Helal Size ❤️@Trabzonspor pic.twitter.com/Eaby51cqSO

— Galaccm (@galaccm1) February 16, 2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti më vdekjeprurës në historinë moderne të Turqisë është rritur në 36,187, thanë autoritetet më herët. Në Siri, ku tërmeti përkeqësoi një krizë humanitare të shkaktuar nga 12 vjet luftë, u raportuan 5800 të vdekur - një shifër që ka ndryshuar pak.

Trabzonspor-Basel karşılaşmasında, deprem faciası nedeniyle özel koreografi hazırlandı: "Hep birlikte olacağız, yaralarımızı saracağız." #MiracKandili #TürkiyeTekYürek #Trabzonspor #50milyar #HepBirlikte Merkez Bankası Amin Yeni Çamoluk Otomotiv Allah'tan Aleyna Ölmez pic.twitter.com/HSPimxq4bU

— İşçi Haber (@iscihaber) February 17, 2023

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/17/auto_ioio1676622486.jpg", "width": 900, "height": 610 } }

Ndeshja për Europën në Turqi ishte e mbushur me emocione, flamuri i Shqipërisë pjesë e koreografisë drithëruese

Tifozët e skuadrës turke, Trabzonspor, kanë shpalosur një koreografi  shumë domethënëse para ndeshjes kundër Baselit (1-0) në Ligën e Konferencës, kushtuar viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi së fundmi këtë vend dhe Sirinë.

Mediat turke bënë të ditur se tifozët e të gjitha klubeve më të mëdha të Turqisë e kanë përkrahur së bashku ndeshjen e djeshme duke blerë bileta, por ajo që me siguri do të bëjë xhiron e botës është koreografia që kanë bërë dhe me të cilën kanë falënderuar për ndihmën që u ka ardhur nga të gjitha anët e botës. Në qendër të koreografisë është një shpëtimtar, me një foshnjë në duar dhe me mesazhin “faleminderit”, në kaskë janë pikturuar flamujt e vendeve që ndihmuan Turqinë pas tërmetit.