KAFE SHQETO/ Eduart Sharka: Lushnja është e mbuluar nga plehrat, bashkia nuk jep zgjidhje
I ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri TV, ishte kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjës, Eduart Sharka
Sharka ngriti problemin e mbetjeve që kanë pushtuar qytetin e Lushnjes pasi bashkia ka prishur kontratën me koncensionarin pa siguruar asnjë kusht të vetëm për ti trajtuar si duhet.
"Këta vazhdojnë t'i japin lekët shoqërive guackë që menaxhojnë inceneratorët, dhe më e keqja është se ato nuk punojnë e për pasojë mbetjet urbane as në pushtetet e bandillit nuk trajtohet.
Në Bashkinë e Lushnjes situata është në kufirin e absurdit, dhe ne në të drejtën e vëzhguesit dërguam pyetje mbi këtë problem të madh. Këshilli bashkiak mblidhte në datën 7 shkurt sepse në datën 8 shkurt i mbaronte kontrata kompanisë konc4ensionare e subjektit që kishte marrë përsipër grumbullimin dhe pastrimin e mbetjeve. Pas mbledhjes u vendos që këtë shërbim ta bëjë ndërmarrja e pasurisë publike, por bashkia nuk ka asnjë makineri që të bëjnë një shërbim të tillë, ku shpjegohet se na bie më lirë që ta bëjë bashkia vetë kur nuk është e vërtetë sepse nuk ka asnjë makineri.
Sot gjendja e qytetit të Lushnjes është shumë e rëndë pasi koncensionari pas një jave që i ka lënë kontinierët që të pastrohet qyteti i ka marrë.
Depozitimi i mbetjeve të bashkisë Lushnjes i depozitojnë në zemrën e Myzeqesë dhe ndotja e tokës, ujit është shumë e rëndë dhe papërgjegjshmëria e tyre nuk njeh asnjë kufij.
E gjitha arsyeja ishte ta kthenin në shërbim publik që të punësonin një numër njerëzish për qëllime elektorale."