Baton Haxhiu kundër Ramës: Duhet të ishte në Kuvend. Përjashtimi i deputetëve i gabuar!

Analisti Baton Haxhiu shprehet se Edi Rama duhet të ishte në Kuvend për të dhënë llogari për skandalin me Charles McGonigal. 

Në "Çim Peka Live", Haxhiu e quajti të gabuar vendimin e Parlamentit për të përjashtuar deputetët e opozitës nga seancat plenare. 

"Jam kundër që deputetët të përjashtohen, jam kundër që parlamentarizmi të zhvillohet në rrugë. Deputetët duhet të jenë aty, kryeministri duhet të jetë në interpelancë dhe të vazhdojë debati. Një kryeministër e ka një ndjenjë të keqe kur del në interpelancë për të dhënë sqarime të cilat ndonjëherë i takojnë vetëm qeverisë. Prandaj demokracia përfaqësuese e largon njeriun nga të qenit autokrat. Secili kryeministër është i detyruar të shkojë në Parlament", u shpreh Baton Haxhiu.