Juventusi në Europa League, formacionet zyrtare të sfidës me Nantes

Juventusi është padyshim skuadra më me emër që luan sot në darkë në Ligën e Europës, në ndeshjen e parë të play-off ndaj Nantes, ku do të kërkojë vazhdimësinë në këtë turne.

Italianët shohin turneun e dytë për nga rëndësia në Europë si rrugën e tyre të vetme për të siguruar Ligën e Kampioneve ndaj do të synojnë t’i shkojnë deri në fund aktivitetit.

Për këtë arsye, trajneri Allegri nuk ka kursyer asnjë nga titullarët e zakonshëm në duelin e sotëm.