Këngëtarja e njohur turke humb 16 të afërm nga tërmeti shkatërrues

Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.

Mes këtyre personave, këngëtarja e famshme turke, Karsu ka humbur 16 të afërm.

E shkatërruar nga dhimbja që jetoi, Karsu mblodhi donacione në Holandë ku jeton, për viktimat e tërmetit.

Këngëtarja, e cila organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë dhe mblodhi 88 milionë eurove në natën e ndihmës.

Duke parë shumën e grumbulluar gjatë natës, këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët. Duke publikuar ato momente në llogarinë e saj në Instagram, Karsu ka thënë:

‘88 milionë euro. Faleminderit, Holandë’.