Felaj provon devotshmërinë ndaj Ramës, përjashton nga Kuvendi Edmond Spahon dhe i vendos gjobë

Nuk ishte si të ndodhte ndryshe, pasi Zëvendës Kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka treguar devotshmërinë e saj për Edi Ramën duke përjashtuar nga seanca e kësaj të enjteje deputetin e PD, Edmond Spaho, kur ky i fundit kërkonte që kryeministri të ishte prezent në Kuvend për skandalin McGongial.

Sipas Felajt, ky vendim erdhi pasi Spaho në mënyrë të vazhdueshme i binte bilbilit duke prishur qetësinë në sallën e Parlamentit, si dhe bllokoi foltoren.

Përveç përjashtimit nga seanca, Felaj ka ndëshkuar Edmond Spahon dhe me gjobë me vlerë sa dita e punës.

Më herët Felaj mori masë ndaj Spahos duke i hequr të drejtën e fjalës dhe e ka paralajmëruar se këtë masë do e marrë sa herë që ai të shkelë rregullin.