Mocioni për aferën Rama-McGonigal më 2 mars/ Berisha: Po nuk u bë në parlament, do të bëhet në Surrel
Kuvendi vendosi sot që mocioni me debat për skandalin e rëndë Rama-McGonigal të bëhet me 2 mars.
Ndërkohë, përpara protestuesve, kryetari i PD, Sali Berisha tha se nëse mocioni nuk bëhet në parlament, do bëhet në Surrel.
“Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel.
Paqësor, urtë e butë!
Por simboli, shpella e të keqes është Surreli.
Ai nuk pranon të vijë këtu, ndaj ne do shkojmë aty ku struket ai.
Paqësisht do ia numërojmë të gjitha këto të mocionit. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor.
Shkojmë aty karshi dhe i themi: kemi 13 pyetje o sulltan.
Revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë!” tha Berisha.