", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/16/auto_lmk1676545195.jpg", "width": 900, "height": 747 } }

Tentoi të rrëmbente një foshnje në një spital në provincën Hatay, arrestohet 55-vjeçari

Një burrë është arrestuar në provincën Hatay të Turqisë teksa po përpiqej të rrëmbente një foshnjë në një spital, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga tërmeti vdekjeprurës që ka shkatërruar pjesën jugore të vendit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 i 6 shkurtit shkatërroi këtë krahinë, afër kufirit me Sirinë, duke shkaktuar mbi 40 mijë viktima në Turqi dhe Siri.

55-vjeçari, i cili shkoi në Hatay nga Ankaraja, shkoi në një spital në qytetin e Samandag, ku tha se ishte një ish-oficer policie dhe kërkoi t’i jepnin një fëmijë, emrin e të cilit nuk e përmendi.

Në një video prej 20 sekondash të publikuar nga agjencia turke e lajmeve, shihet një burrë me një këmishë ngjyrë të errët, duke kërkuar t’i dorëzohet foshnja, përpara se të dëgjohen britmat dhe të ngrihet alarmi.

Burri u arrestua, ndërsa policia i gjeti disa karta identiteti false dhe një shumë të konsiderueshme parash: 53,000 lira turke, afërsisht 2,600 euro.  I dyshuari gjithashtu kishte një armë “me dy karikatorë dhe 42 fishekë ” në makinën e tij, sipas televizionit NTV.

Ministria turke e familjes njoftoi ditën e djeshme se 1396 fëmijë të pashoqëruar janë regjistruar në zonat e prekura nga tërmeti.

Prej tyre, 508 u janë dorëzuar familjeve të tyre.