", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/16/auto_escape_11676543702.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

FOTO/ I burgosuri bolivian maskohet si dele për t'u arratisur nga burgu

Një burrë që vuante një dënim me 15 vjet burg për vrasje nga pakujdesia në Bolivi , doli me një plan origjinal për t'u arratisur nga burgu i tij i sigurisë maksimale.

Sipas New York Post , José Luis Callisaya Diaz, i njohur gjithashtu me pseudonimin (Merimanga) tentoi të arratisej nga burgu Chonchocoro në fillim të këtij muaji i maskuar si një dele.

I burgosuri u mbështoll me një lëkurë deleje dhe pa u vënë re nga gardianët, arriti në gardhin e jashtëm të burgut. 

Plani i të burgosurit të guximshëm ishte që të largohej ngadalë nëpër livadhin që rrethonte burgun, duke përfituar nga kushtet e këqija të motit që do ta vështirësonin dukshmërinë .

Për fatin e keq të Diaz, një nga rojet e kuptoi se ai nuk ishte në qelinë e tij dhe ngriti alarmin, arsye për të cilën u gjurmua menjëherë pas kësaj. 

Fotot e tentativës së çuditshme të arratisjes tregojnë të burgosurin me të katër këmbët të mbështjellë me lëkurë deleje.