Revolta e Këlliçit: Salla plenare e Kuvendit nuk është për kongrese partie!

Deputeti Belind Këlliçi e ka vazhduar edhe në rrjetet sociale, shprehjen e evoltës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seanca dhe përpjekjet e qeverisë për t'u mbyllur gojën në veçanti për aferën Rama-McGonigal. Ai shkroi në Fb: "Salla Plenare e Kuvendit nuk është për kongrese partie. Pozita qëndron brenda në minirealitetin e saj. Jashtë është Shqipëria reale, qytetarët, realiteti dhe protesta."

Më herët, ai nënvizoi me forcë se "nuk ka parlament në botë që i mohon deputetëve të drejtën për të folur dhe për të marrë pjesë në seancë. Unë e kuptoj që McGonigal e ka çmendur kryeministrin. Nuk do të ndryshojë kjo çështje se hynë apo nuk hynë 4 deputetë në Kuvend, ta dijë Edi Rama dhe të gjithë," theksoi ai.