Tërmeti në Turqi/ Shpëtohet nga rrënojat në ditën e 11-të 17 vjeçarja

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në ditën e 11-të pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş që preku 10 provinca në Turqi.

Sapo u shteruan shpresat, ndërsa ekipet po punonin me pajisjet e ndërtimit, punëtorët e minierës, AFAD dhe ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve Metropolitane Sakarya dëgjuan një zhurmë në një apartament ku po kërkonin.

Pas ndërhyrjes një 17 vjeçare Aleyna Ölmez u gjet e gjallë pas operacionit të kërkimit.

Olmez është transferuar më pas në spital për të marrë trajtimin e duhur.

Ndërkohë që familjarët dhe ekipet pjesëmarrëse në punën e shpëtimit ishin shumë të lumtur, ekipet vazhduan sërish punën.