Bushkolaj: Rama ka investuar të gjitha mjetet antidemokratike për të eliminuar opozitën
I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' ishte gazetari i Syri Tv, Elkier Bushkolaj. Gazetari është shprehur se qeveria, me në krye Ramën është investuar me të gjitha mjetet e tyre, të eliminojnë dhe vrasin opozitën në vend.
Krimi i organizuar në Shqipëri po përdor politikën dhe Rama po përdor krimin e organizuar, një marëdhënie simbiotike që të dy të qëndrojnë dhe ekzistojnë sa më gjatë, kjo është fiks si situata me krimin e organizuar serb, ku gupi kriminal 'Panterat Rozë' mbroheshin nga politika dhe inteligjenca serbe.
"Sot jemi në një situatë shumë të vështirë për shkak të skandalit McGonigal, po kërkohet që të ekzekutohet opozita dhe pluralizmi në Shqipëri. Rama po përdor dhe pjesë të opozitës që ta përçajë, kjo dhe nga kandidaturat anonime që po mbijnë kohët e fundit në vend.
Sa i përket skenave në parlament ne kemi pare greva urie, grushta, plagosje dhe nuk e shoh të arsyeshme përjashtimet e fundit që kanë një qëllim vrasjen e opozitarizmit në vend. Po përdoren gjykatat, elementë brenda opozitës, ndërkombëtare dhe eurodeputetët atje ku i kanë mundësitë që të deportojnë me mjete financiare që ta shkatërrojnë dhe ta lënë vendin pa opozitë.
Këto ditë janë vendimtare sa i përket aksionit të opozitës deri në datën 3 mars kur gjykata të japë një verdikt mbi vulën dhe logon e PD-së. Nëse do dalin kandidatë si në rastin e Vorës ku merr vetëm 45 vota dhe nuk gjente komisioner, do të mbesë vendi pa opozitë dhe ne e kemi provuar se ku shkon vendi nga mungesa e saj.
Për të kuptuar se si institucionet janë kthyer në shërbim të Ramës, mjafton të shohim parlamentin, presidencën dhe gjykatat, sot jemi në një shtet privat. Ky zotëria jo më larg se mbrëmë ishte lidhur me telefon në një Tv turk ku ishte shprehur se do të dhuronte 1 milionë dollarë, një veprim qesharak ku mjaftë mirë mund të bënte një mbledhje qeveria dhe të caktonte një shumë dinjitoze sepse po dhurohen miliona euro për McGonigal dhe jo për një situatë aq të vështirë njerëzore."
Bushkolaj ka risjellë në vëmendje historinë e grupit mafioz serb, 'Pink Panthers' ose në shqip Panterat Rozë ku në lidhje me politikën dhe inteligjencën serbe u bë një nga grupet më të frikshme kriminale në botë, e njëjta rrugë është dhe për krimin në vend pasi janë fuqizuar nga lidhjet e tyre me qeverinë ndërsa Rama i ka përdorur që të vjedhë zgjedhjet nëpërmjet tyre.
"Krimi shqiptar po ecën në gjurmët e krimit serb, panterat rozë ishin një grup që kishin lidhje me shërbimet inteligjente të Serbisë dhe politikën atje dhe u bënë jë nga grupet më të frikshme në botë. Ne jemi në një situatë të ngjashme, pasi ata kanë ndikuar në procesin e zgjedhjeve në vend, përdorimi i krimit, institucionit dhe faktorit ndërkombëtarë do të ishte e pamundur që ta rrëzosh ramin me mjete demokratike."